Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tri urat e Severodonetskut të pakalueshme, kufizohen opsionet e evakuimit

Severodonetsk - Ukraina

Të tri urat që lidhin qytetin e sulmuar ukrainas, Severodonetsk me qytetin Lysychansk në perëndim, tani janë të pakalueshme për automjetet, duke kufizuar ashpër opsionet e evakuimit për ata që përpiqen të largohen nga qyteti, ka njoftuar Serhiy Hayday, kryetari i rajonit të Luhanskut, raportoi të hënën CNN-i.

“Urat bënë të mundur bartjen e të paktën disa ngarkesave humanitare, ndërsa tani është e pamundur të përdoren ato”, ka thënë Hayday.

Ura e dytë u shkatërrua gjatë fundjavës, ndërsa sipas Haydayt, e treta është goditur nga granatimet e vazhdueshme, që tani është e pakalueshme për automjetet.

Shkatërrimi i urave i jep ushtrisë ruse avantazh tjetër pasi linjat e furnizimit janë ndërprerë.

“Marrja e armëve dhe rezervave tani është "e vështirë, por jo e pamundur", ka thënë Hayday, duke shtuar se forcat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit, deri në 80 për qind.

Artikuj të ngjashëm