Ukraina ka thënë se ka shembur një tjetër urë që është jetike për forcat ruse që po pushtojnë rajonin jugor të Khersonit.
Ajo thotë se ura në digën në Nova Kakhovka - të cilën ajo e ka sulmuar më parë - tani është e pakalueshme. Pretendimi nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Kjo vjen vetëm disa javë pasi ura kryesore Antonivsky u hodh jashtë funksionit nga forcat ukrainase, raportoi BBC.
Ukraina po zhvillon një kundërofensivë në qytetin Kherson, të cilin Rusia e pushtoi në ditët e para të luftës.
"U sigurua shkatërrimi i urës të digës Nova Kakhovka, me rezultatin që ajo u nxor jashtë funksionit", postoi në Facebook Komanda Operative e Ushtrisë Ukrainase.
Forcat ruse kishin arritur të bënin riparime sipërfaqësore në urën kryesore Antonivsky, thanë zyrtarët, për të cilën burimet ushtarake perëndimore thanë se ishte "plotësisht e papërdorshme" pas një sulmi me raketa artilerie Himars muajin e kaluar.
-
Ukraina akuzon Rusinë për shkatërrim të digës masive, paralajmërohen pasoja të rënda
-
Ukraina pretendon se ka goditur sisteme të rëndësishme ushtarake ruse në Kherson
-
Ukraina në kundërofensivë në Kherson, thyen vijën e mbrojtjes ruse
-
Ukraina godet caqet ruse në Kherson
-
Inteligjenca britanike: Rusia po ndërton urë të improvizuar në Ukrainë