Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka thyer vijën e parë të mbrojtjes së Rusisë në rajonin e pushtuar të Khersonit.
Shtytja e raportuar duket se është pjesë e një kundërofensive të shumëpritur që po nis nga Kievi në një përpjekje për të rimarrë jugun e vendit.
Ushtria ruse pretendon se trupat ukrainase pësuan “humbje të rënda” gjatë një përpjekjeje të pasuksesshme sulmi, shkruan BBC-ja të martën.
Khersoni u bë qyteti i parë i madh ukrainas që ra në duart e Rusisë, pasi trupat përparuan në qytet nga Gadishulli i Krimesë në ditët e para të luftës së nisur më 24 shkurt.
Të hënën herët, grupi operacional i Ukrainës Kakhovka në jug, tha se një regjiment i forcave të mbështetura nga Rusia ishte larguar nga pozicionet e tij në rajonin Kherson. Ai shtoi se parashutistët rusë që siguronin mbështetje u larguan po ashtu nga fusha e betejës.
Edhe
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
Oleksiy Arestovych, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky, tha se forcat e armatosura të Ukrainës “kanë thyer vijën e frontit në disa vende”.
Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuam më shumë shpërthime në qytetet Kherson dhe Nova Kakhovka. Kalimet kryesore përtej lumit Dnipro në të dy vendet janë shënjestruar vazhdimisht nga ushtria e Ukrainës javët e fundit.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti raportoi se Nova Kakhovka mbeti pa energji elektrike dhe ujë gjatë natës.
Në fjalimin e tij me video të hënën mbrëma, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky lëshoi një paralajmërim të ashpër për forcat ruse: “Nëse ata duan të mbijetojnë, është koha që ushtarët rusë të ikin. Shkoni në shtëpi”.
Edhe
Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin
Duke iu përgjigjur pretendimeve të Ukrainës, ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat ukrainase kishin tentuar një ofensivë në rajonet Kherson dhe atë fqinjë, Mykolaiv.
Ministria citohet nga agjencitë shtetërore të lajmeve të Rusisë të ketë thënë se ky operacion kishte dështuar dhe se trupat ukrainase kishin "pësuar humbje të rënda”.