Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina thotë se forcat ruse kanë thyer armëpushimin

Forcat ruse goditën një stacion zjarri në qytetin jugor të Ukrainës Kherson në një sulm që la disa të vdekur e të plagosur, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë ukrainas, pavarësisht deklaratës së njëanshme të Moskës për një armëpushim 36-orësh.

“Ata flasin për një armëpushim. Me këtë jemi në luftë”, ka thënë Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas.

AFP-ja raportoi se ministria ruse e Mbrojtjes tha se po respektonte armëpushimin e njëanshëm dhe akuzoi forcat e Ukrainës për bombardime të vazhdueshme.

Urdhri i përkohshëm i armëpushimit të Putinit erdhi pas thirrjeve për armëpushim nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe lideri shpirtëror i Rusisë, Patriarku Kirill, një mbështetës i vendosur i Putinit.

Artikuj të ngjashëm