Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë edhe në ditën e tretë të armëpushimit

Sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë edhe në ditën e tretë të armëpushimit

Foto: Associated Press

Ndërsa armëpushimi i njëanshëm i shpallur nga presidenti rus, Vladimir Putin, ka hyrë në ditën e tretë dhe të fundit, njëkohësisht është raportuar për disa sulme ruse në mbarë Ukrainën, transmeton BBC.

Autoritetet policore të Ukrainës kanë raportuar se në rajonin verior të Sumyt, një grua 85-vjeçare mbeti e vrarë, ndërkaq tre persona u lënduan. 19 shtëpi dhe 10 ndërtesa të tjera u shkatërruan apo dëmtuan si pasojë e sulmeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në qytetin e Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetskut, një person u lëndua dhe dy pallate banimi u përfshinë nga zjarri. Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës ka thënë se ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje u goditën nga sulme të përsëritura.

Në qytetin jugor të Khersonit, një banor lokal 58-vjeçar kërkoi ndihmë mjekësore pasi u sulmua nga një dron rus që mbante eksploziv, ka njoftuar administrata rajonale.