Marina ukrainase ka zbarkuar në bregun e lumit Dnipro pasi kanë nisur inkursionet në territorin e kontrolluar nga Rusia, në një përpjekje për ta hapur rrugën në mënyrë që më shumë trupa të kalojnë në rajonin e Khersonit, shkruan AP.
Përpjekja mund të sinjalizojë përparime të mëtejshme në territorin e pushtuar, teksa Ukraina po kryen një kundërofensivë.
Zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë konfirmuar e as mohuar se kundërofensiva është duke u zhvilluar.
Trupat kanë nisur aktivitetin e tyre më 14 tetor, bashkë me ndihmën e forcave tjera ukrainase.
Sipas ushtarëve ukrainas, forcat ruse janë larguar nga pozicionet e tyre kyçe dhe janë nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Pretendimi i fundit nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.