Inteligjenca britanike njoftoi në raportin e së martës, se trupat ruse po ndërtojnë urë të improvizuar mbi lumin Dnipro, pasi ura Antonivsky u shkatërrua nga Ukraina.
Sipas njoftimit, kalimin e trupave shtesë mbi territorin ukrainas, Rusia po e fokuson nëpërmjet infrastrukturës ujore.
“Kjo zonë kalimi është lidhja kryesore mes Khersonit të pushtuar nga Rusia dhe lokacioneve lindjes. Nëse Rusia përfundon urën e improvizuar, me siguri që do ta rrisë kapacitetin e pikës së kalimit, në krahasim me tragetin”, thuhet në njoftimin britanik.
Të hënën, Ukraina e shkatërroi sërish urën e saj mbi lumin Dnipro, për t’ia pamundësuar Rusisë avancimin.
Trupat ruse deklaruan se nga ky sulm mbetën disa punëtorë të lënduar.
-
Inteligjenca britanike: Rusia ka probleme serioze në jug të Ukrainës
-
Inteligjenca britanike: Rusia urdhëroi tërheqjen nga Kharkivi
- Inteligjenca britanike: Ukraina po e pengon logjistikën e rusëve
-
Ukrainasit godasin sërish urën në Kherson, s’i lejojnë rusët ta shfrytëzojnë
-
Ukraina thotë se ka shkatërruar edhe një urë në Kherson