Inteligjenca britanike njoftoi të hënën se trupat ushtarake ruse po kanë probleme në frontet jugore në Ukrainë. Në raport u tha se problemet logjistike kanë të bëjnë me përkeqësimin e gjendjes pas dëmtimit të urës së Kërçit, më 8 tetor, që lidh Rusinë me Krimenë.
Puna e riparimit të urës po vazhdon e është pjesërisht e hapur për lëvizje, por dhjetëra kamionë kanë mbetur të bllokuar në hyrje.
“Forcat ruse në Ukrainën jugore mund të rrisin rrjedhën e logjistikës nëpërmjet Mariupolit në një përpjekje për të kompensuar kapacitetin e reduktuar të urës së Kërçit”, thuhet në njoftim.
Sipas Britanisë së Madhe, Rusisë i është përkeqësuar situata edhe pranë Khersonit pasi janë bllokuar rrugët e furnizimit. Zaporizhzhia dhe Melitopoli janë rajonet më të përdorura aktualisht nga trupat ruse për mobilizim. Mëngjesin e së hënës, Kievi u sulmua me dronë kamikazë nga Rusia.
Ende nuk dihet nëse ka viktima, derisa u bë e ditur se disa objekte u dëmtuan.
-
Rusia me sulmet e fundit po fsheh dështimet në Ukrainë
-
Inteligjenca britanike: Rusia po i fsheh dështimet duke sulmuar objekte banimi
- Inteligjenca britanike: Ukraina po e pengon logjistikën e rusëve
-
Inteligjenca britanike: Rusia po ndërton urë të improvizuar në Ukrainë
-
Inteligjenca britanike: Rusia humbi qindra automjete luftarake