Inteligjenca britanike po pretendon se granatimet masive mbi Ukrainë lidhen me dështimet ushtarake të Rusisë.
Në raportin e së martës, Inteligjenca shkroi se trupat ruse po dështojnë nëpër frontet e luftës në Ukrainë, me ç’rast po i përdorin sulmet mbi ndërtesat e banimit si hakmarrje.
Britania e Madhe tha se qëllim i këtyre sulmeve është “të shkaktohet ndërprerja maksimale e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Ukrainë”. “Meqë Rusia ka pasur pengesa në fushën e betejës që nga gushti, ajo po tregon gatishmëri më të madhe për të goditur infrastrukturën civile, përveç objekteve ushtarake ukrainase”, thuhet tutje në raport.
Që nga e hëna, në Ukrainë është ndezur alarmi, pas sulmeve të njëpasnjëshme të Rusisë.
-
Inteligjenca britanike: Rusia po i fsheh dështimet duke sulmuar objekte banimi
-
Rusia kryen sulm masiv kundër Ukrainës
-
Rusia kryen sulm masiv mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës
-
Ukraina konsideron se Rusia po kryen sulm psikologjik duke kërcënuar me sulme
-
Rusisë po i dështon strategjia e luftës energjetike në Ukrainë