Inteligjenca britanike, në raportin e përditshëm, tha të martën se gjatë 24 orëve të fundit, forcat ukrainase vazhduan ta pengojnë logjistikën e trupave ruse nëpërmjet sulmeve me rreze të gjata.
Luftimet të hënën, u zhvilluan në zonat e frontit në Ukrainën jugore, derisa ende nuk dihet me saktësi shkalla e avancimit ukrainas mbi territoret e pushtuara nga Rusia.
Që nga fillimi i gushtit, Rusia ka bërë përpjekje të konsiderueshme për t’i ofruar pozicionet e saj në bregun perëndimor të Dnieperit pranë Khersonit.
“Shumica e njësive rreth Khersonit mund të kenë mungesë të personelit dhe të jenë të varura nga linjat e cenueshme të furnizimit, nëpërmjet urave të trageteve nëpër Dnipro”, thuhet në raport.
Inteligjenca potencon se integrimi i njësive të mbrojtjes ajrore tregon riorganizimin e forcave ruse mbi Ukrainë.
“Rusia me sa duket ka lëvizur për t’i racionalizuar disa komanda operacionale gjysmë të pavarura që ishin përgjegjëse për dështimet e saj në fillim të pushtimit. Nëse Ukraina arrin të nisë operacione të qëndrueshme kundërsulmuese, kohezioni i kësaj strukture ka të ngjarë të jetë një faktor kyç në qëndrueshmërinë e mbrojtjes ruse në jug”, thuhet tutje në raport.
-
Inteligjenca britanike shpjegon pse as Ukraina e as Rusia s’po bëjnë përparim në front
-
Raportohet se marina ukrainase ka nisur sulmet në rajonin e pushtuar nga Rusia
-
Inteligjenca britanike: Rusia nisi operacione të mëdha, por i mungojnë trupat
-
Rusia me sulmet e fundit po fsheh dështimet në Ukrainë
-
Inteligjenca britanike: Rusia po i fsheh dështimet duke sulmuar objekte banimi