Inteligjenca britanike njoftoi se Rusia mund t’i ketë rifilluar operacionet e mëdha sulmuese në Ukrainë, që nga janari i këtij viti.
Qëllimi rus, sipas Inteligjencës, është që t’i pushtojë pjesët e mbetura të Oblastit dhe të Donetskut, që aktualisht gjenden nën komandën ukrainase.
“Forcat ruse kanë arritur të fitojnë vetëm disa qindra metra territor në javë. Kjo është pothuajse me siguri sepse Rusisë tani i mungojnë municionet dhe njësitë manovruese të nevojshme për ofensiva të suksesshme”, njoftoi Britania e Madhe të martën në Twitter.
Komandantët e lartë rusë u tha se po bëjnë plane që nëpërmjet njësiteve pa personel dhe të papërvojë, t’i arrijnë objektivat “për shkak të presionit politik e profesional”.
“Udhëheqësit rusë ka të ngjarë të vazhdojnë të kërkojnë përparime gjithëpërfshirëse. Mbetet e pamundur që Rusia të mund të ndërtojë forca të nevojshme për të ndikuar ndjeshëm në rezultatin e luftës brenda javëve të ardhshme”.
Më 24 shkurt bëhet një vit qëkur nisi agresioni rus mbi Ukrainën.
-
Ukraina paralajmëron ofensivë të madhe tokësore të Rusisë në vitin e ri
-
Rusia me sulmet e fundit po fsheh dështimet në Ukrainë
-
Inteligjenca britanike: Rusia po i fsheh dështimet duke sulmuar objekte banimi
-
Inteligjenca britanike e sheh me dyshim mobilizimin e ri rus
-
Rusia nis sulme masive për të mbajtur nën kontroll përparimin e Ukrainës