Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të gjitha urat në Severodonetsk janë shkatërruar, evakuimi i civilëve i pamundur

Të gjitha urat drejt qytetit të Severodonetskut janë shkatërruar, ka thënë guvernatori lokal, Serhiy Haidai.

Me qytetin i cili pothuajse ka çdo rrugë të ndërprerë, Haidai ka thënë se dërgimi i furnizimeve dhe evakuimi i civilëve tani është i pamundur.

Luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin lindor ku zyrtarët ukrainas thanë se artileria ruse ka dëbuar forcat e saj nga qendra, shkruan BBC-ja të martën.

Për javë të tëra, pushtimi i i Severodonetskut ka qenë objektivi kryesor ushtarak për Rusinë, shkruan tutje BBC-ja.

Marrja e Severodonetskut dhe qytetit të afërt Lyschansk, do t’i jepte Moskës kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut, shumica e të cilit tashmë kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Të tri urat në Severodonetsk u shkatërruan, tha Haidai në rrjetin “Telegram”.

“Banorët e mbetur në qytet po detyrohen të mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira”, shtoi ai.

Edhe Severodonetsku në prag të “katastrofës humanitare” Botë Severodonetsku në prag të “katastrofës humanitare”

Ish-ushtari britanik Jordan Gatley është në mesin e atyre që janë vrarë gjatë luftimeve për të mbrojtur qytetin, konfirmoi familja e tij të dielën.

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky e përshkroi koston njerëzore të betejës për qytetin si “të tmerrshme”.

Raportet sugjerojnë se rreth 70% e qytetit është tani nën kontrollin rus.