Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat ukrainase godasin një urë në Kherson që konsiderohet kyç për rusët

Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se kanë goditur një urë në qytetin e Khersonit e cila konsiderohet kyç për forcat ruse, të cilat thuhet se e përdorën për t’u përforcuar dhe rifurnizuar me armë, shkruan CNN të mërkurën.

Videot në rrjetet sociale treguan shpërthime të mëdha të martën mbrëma pranë urës “Antonivskyi” - pika kryesore e kalimit të lumit Dnipro në rajonin Kherson që në thelb lidh Ukrainën me Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Nataliya Humeniuk, zëdhënëse e Komandës Operacionale Jug, ka thënë për televizionet lokale: "Po, pati goditje në urë dhe ato ishin të sakta".

“Antonivskyi” është një nga tre urat që më parë ishte goditur nga artileria ukrainase me rreze të gjatë në një përpjekje për të ndërprerë përforcimet dhe furnizimet ruse që po zhvendoseshin në Kherson nga Krimea.

Javën e kaluar, media shtetërore ruse raportoi se Ukraina përdori raketa me rreze të gjatë të ofruara nga Perëndimi për të goditur urën për dy ditë rresht, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Edhe Ukrainasit godasin sërish urën në Kherson, s’i lejojnë rusët ta shfrytëzojnë Botë Ukrainasit godasin sërish urën në Kherson, s’i lejojnë rusët ta shfrytëzojnë

“Rusët nuk po lejonin askënd pranë urës, por restaurimi do të zgjaste shumë dhe do të krijonte probleme për forcat e Moskës”, sipas zyrtarëve ukrainas.