Tre shtetas bullgarë janë shpallur fajtorë nga një gjykatë në Londër të premten nën akuzat se kishin qenë pjesë e një njësiti të spiunazhit të lidhur me Rusinë, transmeton Reuters.
Katrin Ivanova, 33 vjeç, Vanya Gaberova, 30 vjeç, dhe Tihomir Ivanchev, 39 vjeç, të gjithë nga Londra, ishin pjesë e një grupi të bullgarëve që kanë spiunuar midis viteve 2020 dhe 2023.
Planet e tyre ishin shkëmbyer nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat i kishte zbuluar më vonë policia britanike.
Ivanova, Gaberova dhe Ivanchev u deklaruan të pafajshëm ndaj aktakuzës që kanë mbledhur informacione të dobishme për një shtet armik, duke thënë se nuk e dinin se po ndihmonin Rusinë.
Prokurorët kanë thënë se të pandehurit – së bashku me Orlin Roussev dhe Bizer Dzhambazov, dy të dënuar të tjerë që kishin pranuar fajësinë para se të fillonte gjyqi – kanë spiunuar gazetarë të ndryshëm dhe kishin planifikuar të organizonin protestë të rreme jashtë ambasadës së Kazakistanit në Londër.
-
Korrieri i përfshirë në komplotin rus kundër Britanisë thotë se u përdor pa e ditur
-
Moska dëbon edhe një diplomat britanik nën akuzat për spiunazh
-
“Financial Times”: Bashkimi Evropian do të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë
-
Shkatërrohet një rrjet spiunazhi i Bjellorusisë në Evropë
-
Britania zbulon 18 spiunë rusë pas sulmeve kibernetike