Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tollovi në kufirin Meksikë-SHBA, mijëra emigrantë pritet të kthehen në vendlindje

Qeveria amerikane do t’i kthejë në Haiti mijëra emigrantë që janë mbledhur nën urën kufitare SHBA-Meksikë ditëve të fundit. BBC raporton se fluturimet për kthim do të nisin të dielën dhe mund të zgjasin deri në tetë ditë.

Të paktën 10 mijë persona, kryesisht emigrantë haitianë janë vendosur nën urën që lidh Del Rio në Teksas me Ciudad Acu Mexicoa të Meksikës, derisa pritet që ky numër të rritet.

Kreu i bashkisë së Del Rios, Bruno Lozanu, ka shpallur gjendjen e jashtëzaknshme, derisa situatën e ka konsideruar si “të paparë” dhe “surreale”. Ai ka theksuar se patrulla kufitare ishte mbingarkuar dhe migrantët po jetonin në kushte të rënda.

Për këtë shkak, kalimi kufitar në Del Rio është mbyllur përkohësisht të premten.

Kampi i improvizuar në Del Rio ka pak shërbime për emigrantët e bllokuar, derisa temperaturat kanë shkuar në 37 gradë Celsius. Për furnizim me ushqime ata po lëvizin përgjatë lumit në Meksikë.

Raportohet se të paktën dy foshnja kanë lindur në kampe.