Operatori i hekurudhave në Meksikë ka ndalur përkohësisht trenat që shkojnë në qytetin meksikan në kufi me Teksasin, për shkak të numrit të madh të emigrantëve që po tentojnë të hipin në këta trena për të kaluar në SHBA.
Autoritetet meksikane kanë thënë se 60 trena nuk do të qarkullojnë mes dy shteteve për shkak se qindra emigrantë janë lënduar gjatë përpjekjeve për t’u ngjitur nëpër vagonë.
Autoritetet kanë raportuar edhe për të vdekur gjatë këtyre përpjekjeve.
Mirëpo ndalimi i trenave nuk ka ndalur emigrantët që ende janë duke pritur për kalim në SHBA.
Trenat kanë vazhduar lëvizjen në një tjetër vijë hekurudhore, e cila nuk kalon andej nga dëshirojnë të shkojnë emigrantët.
Edhe
Gjenden gjashtë persona të vdekur brenda një treni në SHBA
Kompania hekurudhore ka njoftuar se 1 mijë e 500 persona ishin tubuar në hekurudhat e qytetit Torreon në pritje të trenave, ndërkaq 800 emigrantë të tjerë janë duke pritur në parkingun e trenave në Guanajuato.
Më shumë se 1 mijë persona raportohet se kanë hipur në vagonët e trenave që lidhin qytetin e Chihuahuas dhe atij kufitar Ciudad Juarez.
-
Treni del nga shinat në Meksikë, 13 të vdekur e rreth 100 të lënduar
-
Gjashtë emigrantë të vdekur në Meksikë pasi ushtria gjuajti në drejtim të tyre
-
Dhjetëra të vdekur pasi autobusi me emigrantë u përplas në një luginë në Meksikë
-
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15