Ushtria e Izraelit ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit është zhvilluar.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë identifikuar se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të territorit të shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes janë duke punuar për të ndalur kërcënimin”, thuhet në lajmërimin e fundit të Ushtrisë së Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE televizioni publik iranian ka njoftuar se vala e re përfshin 100 raketa e dronë që tashmë janë nisur në drejtim të Izraelit.
Haifa dhe Tel-Avivi janë caqet kryesore, ka bërë të ditur televizioni iranian. E sipas raportimeve, shpërthime ka pasur në Izraelin verior. Është raportuar se ka edhe të lënduar.
Ndërkohë, vetë Ushtria e Izraelit ka thënë se përderisa po merret me mbrojtjen nga raketat e lëshuara nga Irani, po vazhdon sulmet ajrore në caqet ushtarake në Teheran.
Ndërkohë, sirena janë dëgjuar edhe në Amman, kryeqytet të Jordanisë. Jordania ka vendosur ta mbyllë hapësirën e vet ajrore.
لقطة قريبة في حيفا #Iran #Israel #IsraeliranWar pic.twitter.com/Qeu4Kn3ZWa
— محمد الجبلاوي (@freemohamad188) June 14, 2025
Haifa, norte de Israel. Agora. pic.twitter.com/Hb7ZdFhGhy
— Orwell_1984 (@HFlavyo) June 14, 2025