Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani kundërpërgjigjet me raketa

Izraeli

Foto nga arkivi

Foto: Associated Press

Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit ka deklaruar se ka nisur "valën e parë" të dronëve dhe raketave me cak Izraelin, duke sugjeruar se ka planifikuar sulme të mëtejshme.

Forcat izraelitë të Mbrojtjes (IDF) njoftuar paraprakisht se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, pas sulmeve të koordinuara SHBA-Izrael kundër Iranit këtë mëngjes. 

Derisa mediat iraniane raportuar se “dhjetëra” raketa balistike janë lëshuar drejt Izraelit.

IDF-ja ka deklaruar se sistemet mbrojtëse po operojnë për të ndaluar kërcënimet nga ajri të Iranit. 

“Sirenat janë dëgjuar në disa zona në vend pas identifikimit se u lëshuan raketa nga Irani drejt Izraelit. Në këtë kohë Forca Ajrore e Izraelit po operon që të ndalojë sulmet”, thuhet në deklaratën e IDF-së. 

Edhe Irani lëshon raketa drejt Izraelit, për herë të parë që nga prilli Botë 1 muaj më parë Irani lëshon raketa drejt Izraelit, për herë të parë që nga prilli

Izraeli dhe Irani kanë mbyllur hapësirat ajrore, derisa Izraeli ka futur në fuqi masa kufizuese për qytetarët e tij, përfshirë tubimet ose aktivitetet jashtë.

 

Lexo përditësimet tjera
Ajatollah Ali Khamenei

SHBA-ja e Izraeli godasin Iranin, shpallin vrasjen e Khameneit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulm masiv nga ajri dhe deti në...