Khaby Lame, personaliteti më i famshëm në TikTok me miliona ndjekës është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u ndalua nga agjentët e imigracionit në Las Vegas për dyshimin se e kishte të tejkaluar afatin e vizës së tij.
Influenceri me prejardhje senegaleze-italiane, emri i të cilit është Seringe Khabane Lame, është larguar të premten nga aeroporti “Harry Reid”, por është lejuar të largohet nga vendi pa një urdhër deportimi, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së në një deklaratë.
Lame ka shkuar në SHBA më 30 prill dhe ka qëndruar më gjatë se koha e përcaktuar në vizë, ka thënë ky zëdhënës.
Ndalimi dhe largimi i tij vullnetar nga SHBA-ja vjen në mes të masave të përshkallëzuara të presidentit Donald Trump ndaj imigracionit duke përfshirë bastisjet në Los Angeles që shkaktuan protesta kundër zyrës së Emigracionit.
-
Miratohet kërkesa e Timberlakeut për të ndaluar publikimin e videos së arrestimit
-
Trumpi shtyen përsëri afatin për mbylljen e TikTokut
-
Trumpi u largon statusin e përkohshëm 532 mijë imigrantëve
-
TikTok-u rikthehet në Apple dhe Google Play Store në SHBA
-
SHBA-ja ka filluar dëbimin e imigrantëve për në Guantánamo Bay