Këngëtari i njohur pop, Justin Timberlake, ka arritur të marrë një urdhër të përkohshëm për të ndaluar publikimin e pamjeve të regjistruara nga kamerat trupore të policisë gjatë arrestimit të tij në New York në vitin 2024.
45-vjeçari u ndalua nga policia në muajin qershor të vitit 2024 në Sag Harbor, pasi dyshohet se kishte kaluar një shenjë “STOP” dhe po lëvizte në mënyrë të parregullt mes korsive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë vonë ai u deklarua fajtor për një shkelje trafiku dhe për drejtim mjeti në gjendje të paaftë, por e mohoi se ka qenë i dehur.
Avokatët e Timberlake kanë paraqitur dokumente ligjore për të parandaluar që videoja e arrestimit të publikohet, pas kërkesave për qasje në informacion sipas Freedom of Information Act.
Sipas revistës Variety, gjyqtari i qarkut Suffolk, Joseph Farneti, miratoi të enjten kërkesën dhe dha urdhër të përkohshëm. Autoritetet në Sag Harbor kanë afat deri më 9 prill për të dorëzuar dokumente shtesë.
Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, videoja tregon Timberlake “në një gjendje shumë të ndjeshme gjatë një ndalimi nga policia në rrugë” dhe përfshin “detaje intime” të pamjes fizike, sjelljes, mënyrës së të folurit dhe veprimeve të këngëtarit.
Sipas PageSix, avokati i Timberlake, Michael Del Piano, ka deklaruar se publikimi i videos do të shkaktonte “dëm të madh dhe të pariparueshëm” për reputacionin personal dhe profesional të këngëtarit, duke e ekspozuar atë ndaj “talljes dhe ngacmimeve publike”.
“Publikimi i kësaj videoje do të përbënte një shkelje të pajustifikuar të privatësisë së Timberlake”, ka shtuar avokati.
Pas pranimit të fajësisë, Timberlake u urdhërua të kryejë 25 deri në 40 orë punë në shërbim të komunitetit, patenta e tij e drejtimit u pezullua për 90 ditë dhe ai u detyrua të paguajë një gjobë prej 500 dollarësh dhe një tarifë shtesë prej 260 dollarësh.
Këngëtari ka thënë se kishte konsumuar vetëm një pije alkoolike para arrestimit dhe pas përfundimit të çështjes u bëri thirrje të tjerëve të mësojnë nga gabimet e tij.