Në fillim të pandemisë, disa qytete dhe vende anembanë botës nisën testimin e ujërave të zeza që të mësonin nëse kishte përhapje masive të koronavirusit, me shpresë se do ta detektonin në fazë fillestare infektimin.
Tani, disa shkencëtarë po e shohin të dobishme këtë strategji, duke kryer teste në rrjetet e ujërave të zeza të spitaleve dhe të ndërtesave të tjera të rëndësishme për jetën publike, me qëllim që të frenohet menjëherë përhapja e koronavirusit dhe të identifikohen të prekurit e mundshëm. Pastaj ata do të izoloheshin.
Testimi më i lirë
Megjithëse virusi përhapet më së shumti nëpërmjet spërklave që nxirren nga goja dhe hunda, mund të identifikohet edhe nëpërmjet ujërave të zeza.
Testimi i ujërave të zeza është më i lirë dhe ka më pak mundësi të përhapjes së virusit, ndryshe nga grumbullimi i qindra qytetarëve në qendra testuese. Madje sistemi i kanalizimit ofron mundësinë që të ketë testime më të shpeshta për të pasur pasqyrë të përhershme të gjendjes. Me virusin që ka nisur përsëri të përhapet me të madhe në prag të dimrit, shkollat, spitalet dhe shtëpitë e kujdesit janë kthyer në vendet kryesore për të frenuar menjëherë virusin.
Edhe
Shkencëtarët rusë: Uji i vluar mund të vrasë Covid-19 menjëherë
“Çfarë po mundohemi të bëjmë është që të identifikojmë vatrat para se të nisë përhapja e virusit”, ka deklaruar Francis Hassard, ligjërues në Universitetin Cranfield, pjesë e projektit që ka nisur me mbledhjen e mostrave të njëzetë shkollave të mesme të Londrës muajin e kaluar.
Ekipi i financuar nga Qeveria britanike do të zgjerojë kapacitetet që të përfshihen së paku shtatëdhjetë shkolla. Programi është projekt hulumtues, me qëllim që testojë qasjen që shpresohet të ndiqet. Kështu do të krijohet edhe një sistem kontrollimi i gjendjes.
Ndryshim i madh
Në krahinën kanadeze të Albertas, hulumtuesit në Universitetin e Calgaryt kanë mbledhur mostrat nga tri spitale lokale, përfshirë një rajon që së fundmi ishte kthyer në vatër pandemie me 12 të vdekur nga COVID-19.
Ekipi ende ishte në përpjekje për ta përsosur metodën në kohën kur nisi përhapja e madhe e virusit në zonë. Dhe kur hulumtuesit ishin kthyer për të testuar ujërat e zeza, mësuan se masa e materialit gjenetik të koronavirusit ishte ngritur për 580 për qind me përhapjen e virusit në komunitet, ka thënë Kevin Frankovski, drejtor ekzekutiv i Aseteve të Avancuara të Ujërave të Zeza të Kanadasë.
“Pamë se kishte ndryshim të madh”, ka shtuar ai, duke shtuar: “Njëmend ishte dëshmi e fortë se kjo qasje funksionon”.
Edhe
Amsterdam, virusi luftohet me ujërat e zeza
Projekti i ndan këto informacione me Shërbimet e Shëndetit të Albertës, që merret me menaxhimin e spitaleve vendase. Dhe nëse ka ngritje enorme të rasteve, spitalet do të mund të merrnin masa për testime individuale ose veprime të tjera që do të frenonin përhapjen, varësisht prej gjendjes, ka thënë Frankowski.
Në Shtetet e Bashkuara, kompania e shërbimeve profesionale, GHD ka avancuar teknikën e testimit të ujërave të zeza në një mori rezidencash universitare, dhe së fundmi ka nisur reklamimin e shërbimit te shtëpitë e kujdesit, duke nxitur interesim të madh, ka bërë të ditur Peter Capponi, drejtor i GHD-së.
Më afër burimit
Deri tani, testimi i ujërave të zeza është kryer në disa impiante përpunimi. Autoritetet holandeze publikuan një statistikë të bazuar në mostrat nga krejt vendi, dhe autoritetet franceze kanë cituar të dhëna të ngjashme për muaj me radhë. Shteti amerikan i Ohios monitoron ujin në impiante përpunimi në krejt vendin.
Megjithatë duhen 24 deri në 36 orë që ujërat e zeza të arrijnë në impiantin e trajtimit, dhe reshjet e dendura mund t’i neutralizojnë mostrat. Ndikim mund të kenë edhe mbetjet industriale.
Kur nivelet virale ngrihen në një impiant trajtimi, nuk është gjithnjë e qartë se çfarë duhet të bëhet. Por kur materiali virusal shfaqet në ujëra të zeza që derdhen prej një ndërtese të vetme, atëherë është shumë më e lehtë për t’iu rënë në gjurmë personave që mund të jenë prekur nga koronavirusi.
Edhe
Mbyllja e kapakut të guaskës nuk ndal shpërndarjen e viruseve
Në Universitetin e Arizonës, ta zëmë, ujërat e zeza nga një ndërtesë banimi dhanë rezultate pozitive në gusht. Ditën e nesërme, universiteti nisi testimin e studentëve. Dy dolën pozitivë dhe u izoluan, duke parandaluar një vatër pandemie, njoftonte universiteti.
Me shumicën e këtyre përpjekjeve ende në fazën fillestare, ende nuk është e qartë se sa e suksesshme do të jetë kjo qasje nëse përdoret në mënyrë masive.