Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmeti i ri vdekjeprurës bllokoi njerëz të tjerë nën rrënoja

Shpëtuesit kanë nisur nga fillimi kërkime të reja për persona nën rrënoja në Turqi pas një tërmeti tjetër të fuqishëm që goditi vendin të hënën, 20 shkurt.

Tërmeti 6.4 ballë ndodhi afër qytetit të Antakyas afër kufirit me Sirinë, duke vrarë të paktën tetë persona, raportoi BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tërmetet e 6 shkurtit lanë mbi 44 mijë të vdekur në Turqi dhe Siri me mijëra të tjerë që mbetën pa shtëpi.

Ndërtesat e dobësuara nga ato tërmete, u shemben të hënën.

Tërmeti 6.4 ballë pasoi me një tjetër 5.8 shkallë tre minuta më vonë dhe dhjetëra dridhje të tjera më të lehta.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se 294 persona janë lënduar – 18 prej tyre seriozisht.

Raportimet nga Antakya kanë folur për frikën dhe panikun në rrugë ndërsa ekipet tentojnë të arrijnë zonat e ndikuara.