Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy tërmete të forta brenda 6 minutash në Turqi

Dy tërmete brenda gjashtë minutash kanë ndodhur në Turqi.

I pari me magnitudë 5 ballë është ndier në Goksun, distrikt në Kahramanmaras. Kurse, tjetri 4.1 ballë ndodhi menjëherë 6 minuta pas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithëse nuk janë ndier shumë dridhjet, banorët janë alarmuar për shkak të tmerrit që kanë përjetuar në shkurt kur dy tërmete të fuqishme shkatërruan zona të tëra. 

Më 6 shkurt, tërmeti 7.8 ballë goditi Turqinë me epiqendër Kahramanmarasin. Mijëra njerëz vdiqën në 10 zona të prekura dhe në Sirinë ku tërmetet patën ndikim. Qytete të tëra janë shkatërruar e janë kthyer në të pabanueshme me mijëra njerëz të detyruar të largoheshin për t'u strehuar diku tjetër.