Një tërmet tjetër i fuqishëm, i shkallës 6.4 ballë Rihter, ka goditur në afërsi të kufirit mes Turqisë e Sirisë të hënën, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Dëshmitarë kanë njoftuar për “Reutersin” për një tërmet të fuqishëm dhe dëmtime të mëtutjeshme të ndërtesave në Antakaya. Turqia u trondit nga dy tërmete të fuqishme dy javë më parë, ndërsa u shkaktuan mbi 47 mijë të vdekur në Turqi e Siri, dhe miliona mbetën të pastrehë.
Muna Al Omar, një banore në Antakaya, ka treguar se ishte në tendë kur dridhi tërmeti.
“Mendova se toka do të hapet”, ka thënë ajo, ndërsa mbante të birin 7-vjeçar në dorë.
Artikuj të ngjashëm