Tërmeti 5.3 ballë Rihter që goditi të enjten Turqinë ka lënë 23 persona të lënduar.
Tërmeti ishte me epiqendër në Malatya.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se personat u lënduan pasi nga paniku kërcyen nga ndërtesat.
“Për rajonin e prekur nga tërmeti, 14 ekipe të ambulancës u dërguan në Malatya dhe tri ekipe të shpëtimit, tri ekipe në Adiyaman, dy ambulanca dhe një ekip i shpëtimit në Kahramanmaras, pesë ambulanca në Diyarbakir”, ka shkruar Koca.
Kjo provincë ishte prekur edhe nga tërmet e fuqishme të 6 shkurtit. Për shkak të atyre tërmeteve në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë patën vdekur më shumë se 50,000 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Rreth 250 pasgoditje u ndien në Turqi, pas tërmetit 6.1 ballë
-
Tërmet 6.1 ballë Rihter në Turqi
-
Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar si pasojë e tërmetit në Turqi
-
Tërmeti në Turqi: 151 persona u lënduan pasi u hodhën nga ndërtesat
-
Copa betoni bien pas tërmetit në Turqi, kalimtarët shpëtojnë për pak sekonda