Algjer, 13 dhjetor – Abdelmadjid Tebboune, ish-ministër dhe më pas kreu i qeverisë së presidentit, Abdelaziz Bouteflika, u zgjodh që në raundin e parë për të qenë pasues i tij në krye të shtetit algjerian, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar i Zgjedhjeve (ANIE), transmeton ATSH
”Tebboune fitoi 58,15% të votave”, njoftoi presidenti i ANIE, Mohamed Charfi, gjatë një ceremonie zyrtare, një ditë pas votimeve të shenjuara nga një abstenim rekord dhe që u zhvilluan në një kontekst kundërshtimi masiv dhe të paparë të regjimit në fuqi, që nga pavarësia në vitin 1962.
Artikuj të ngjashëm
-
Protestohet për të njëzetenjëtën javë me radhë në Algjeri
-
Dorëhiqet presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika
-
Presidenti algjerian dorëhiqet pas 20 vjetësh në pushtet
-
Një milion algjerianë në rrugë, kërkojnë dorëheqjen e presidentit të tyre
-
Presidenti algjerian dorëzohet para protestave, heq dorë nga synimi për mandat të ri