Presidenti shëndetlig i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, ka bërë të ditur të hënën se ka hequr dorë nga vendimi i tij për ta kërkuar një mandat të pestë në detyrë, duke iu nënshtruar protestave masive disajavore kundër qeverisjes së tij.
Dhjetëra mijëra algjerianë të të gjitha shtresave shoqërore kanë mbajtur demonstrata pothuajse të përditshme kundër vendimit të Bouteflikas për të kandiduar sërish në zgjedhje, duke shprehur kësisoj refuzim ndaj sistemit të vjetruar politik të dominuar nga veteranët e luftës së pavarësisë kundër Francës, që mori fund në vitin 1962, raporton Reuters, përcjell Koha.net.
Bouteflika (82) ka qeverisur Algjerinë për 20 vite rresht dhe rrallë herë është parë në publik që kur ka pësuar sulm në vitin 2013.
Kundërshtarët e akuzojnë si të padenjë për ta udhëhequr vendin dhe dyshojnë se ai është mbajtur në post për ta mbrojtur kontrollin e ushtrisë dhe elitave afariste në vend.
Në një njoftim të papritur të hënën, presidenca ka njoftuar se zgjedhjet, të caktuara fillimisht për muajin prill, do të anulohen. Ndërkaq, një datë e re për votime nuk është caktuar.
-
Dorëhiqet presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika
-
Presidenti algjerian dorëhiqet pas 20 vjetësh në pushtet
-
Protestohet për të njëzetenjëtën javë me radhë në Algjeri
-
Një milion algjerianë në rrugë, kërkojnë dorëheqjen e presidentit të tyre
-
Algjerianët festojnë tërheqjen e kandidaturës së Bouteflika