Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një milion algjerianë në rrugë, kërkojnë dorëheqjen e presidentit të tyre

Foto: BBC

Qindra mijëra njerëz kanë marrë rrugët në Algjeri, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Abdelaziz Bouteflika.

Vlerësimet thonë se turmat në kryeqytet kanë arritur në një milion. Është e premtja e gjashtë e protestave të vazhdueshme masive anti-qeveritare në vend.

Më herët këtë javë, një gjeneral ushtrie, Ahmed Gead Salah, i ka bërë thirrje presidentit që të tërhiqet nga posti.

Por partitë opozitare në Algjeri thonë se kjo nuk do të garantojë zgjedhje të lira.

Policia algjeriane gjuajti gaz lotsjellës drejt turmës derisa ata përpiqeshin të arrinin presidencën, i kanë thënë BBC-së, transmeton Koha.net.

Thirrjet për ndryshimin e regjimit vijnë vetëm disa ditë pasi gjenerali Gaed Salah kërkoi që Bouteflika të shpallet i papërshtatshëm për të qeverisur.