Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dorëhiqet presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika

Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, ka dhënë dorëheqje pasi me javë të tëra janë mbajtur protesta kundër rikandidimit të tij.

Bouteflika, i cili ka qenë në pushtet për 20 vjet, anuloi planin që të kërkojë një mandat të pestë, ndërsa kundërshtimi ndaj sundimit të tij u rrit.

Ushtria e fuqishme algjeriane kishte bërë thirrje që 82-vjeçari të shpallet i paaftë për kryerjen e detyrave të tij.

Buoteflika u sëmurë para gjashtë vjetësh dhe shumë rrallë u shfaq në publik që prej asaj kohe.

Ai bëri një paraqitje të rrallë në televizionin shtetëror për të hequr dorë nga kandidimi i sërishëm, disa orë pasi shefi i ushtrisë, gjenerali Ahmed Gaed Salah, i bëri thirrje atij që të largohej menjëherë nga zyra.

Edhe Presidenti algjerian dorëhiqet pas 20 vjetësh në pushtet Botë Presidenti algjerian dorëhiqet pas 20 vjetësh në pushtet

Pas kumtimit të lajmit për dorëheqjen e tij, qindra njerëz festuan në rrugët e kryeqytetit duke kënduar dhe valvitur flamurin kombëtar.

Sipas kushtetutës, kryetari i Senatit duhet të marrë përsipër detyrën e kreut të përkohshëm të shtetit derisa të mbahen zgjedhjet e reja.