Qindra algjerianë kanë festuar vendimin e presidentit Abdelaziz Bouteflika për të tërhequr nga kandidatura për mandatin e pestë në këtë detyrë.
Banorët e kryeqytetit, Algiers, festuan me makina dhe me flamuj kombëtar e duke kënduar "paqësisht, ne e rrëzuam kukullën!".
Bouteflika njoftoi se nuk do të kandidonte dhe njoftoi shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të 18 prillit, pasi kandidatura e tij provokoi protesta masive gjatë javëve të fundit, përcjell KosovaPress.
Ai ka udhëhequr vendin e Afrikës së Veriut për 20 vjet, por është parë rrallë në publik, pasi që ka pësuar një goditje në tru në vitin 2013.
Artikuj të ngjashëm
-
Dorëhiqet presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika
-
Presidenti algjerian dorëhiqet pas 20 vjetësh në pushtet
-
Presidenti algjerian dorëzohet para protestave, heq dorë nga synimi për mandat të ri
-
Protestohet për të njëzetenjëtën javë me radhë në Algjeri
-
Arrestohet vëllai i ish-presidentit algjerian, hetohet për aktivitete të dyshimta