Vëllai i presidentit të dorëhequr algjerian, Abdelaziz Bouteflika, është arrestuar së bashku me dy shefa të Inteligjencës, si pjesë e hetimeve për aktivitete të dyshimta.
Të arrestuarit janë në paraburgim dhe arrestimi i tyre vjen si vazhdimësi e protestave për rrëzimin nga pushteti të elitës politike të ish-presidentit Bouteflika, transmeton KTV.
Said Bouteflika konsiderohej si udhëheqës në hije i Algjerisë që prej vitit 2013 kur presidenti pësoi sulm në zemër.
Protestat disa mujore shtynë presidentin Bouteflika që të japë dorëheqje pas 20 vjetësh në këtë post.
Artikuj të ngjashëm
-
Protestohet për të njëzetenjëtën javë me radhë në Algjeri
-
Dorëhiqet presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika
-
Presidenti algjerian dorëhiqet pas 20 vjetësh në pushtet
-
Një milion algjerianë në rrugë, kërkojnë dorëheqjen e presidentit të tyre
-
Algjerianët festojnë tërheqjen e kandidaturës së Bouteflika