Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendje katastrofe pasi tajfuni Kalmaegi, një nga tajfunët më të fortë të këtij viti, shkaktoi përmbytje të mëdha në Filipinet qendrore, duke lënë të paktën 114 të vdekur.
Stuhia ka përmbytur qytete të tëra në Cebu, ishullin më të populluar të rajonit, ku u raportuan 71 vdekje. 127 të tjerë janë të zhdukur dhe 82 kanë mbetur të lënduar, sipas zyrtarëve.
Autoritetet provinciale të Cebus raportuan 28 vdekje të tjera, të cilat nuk u përfshinë në numrin e publikuar nga zyra kombëtare e mbrojtjes civile, sipas AFP-së.
Kalmaegi u nis nga Filipinet të enjten në mëngjes dhe po lëviz drejt Vietnamit qendror, ku banorët janë ende të tronditur nga përmbytjet që vranë dhjetëra njerëz.
Presidenti Marcos Jr. u ka thënë gazetarëve të enjten se ai mori vendimin për të shpallur gjendje katastrofe për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tajfuni Kalmaegi, si dhe parashikimit të një stuhie tjetër Uwan, e cila pritet të godasë vendin gjatë fundjavës.
"Pothuajse 10 rajone, rreth 10 deri në 12 rajone, do të preken. Pra, nëse përfshihen kaq shumë zona, me atë lloj përmase, atëherë është një katastrofë kombëtare", ka thënë ai për mediat lokale.
-
Tajfuni “Fung-wong” godet Filipinet, të paktën 2 të vdekur e 1.4 milion të zhvendosur
-
Tajfuni që la të vdekur 193 persona në Filipine e Vietnam, i afrohet Kamboxhias
-
8 viktima në Filipine e mbi një milion të evakuuar në Kinë nga tajfuni “Dolphin”
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
-
Tërmet prej 7,8 ballësh në Filipine, të paktën 19 të vdekur