Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 10 të vdekur nga shembja e ndërtesës në Jordani

Ekipet e shpëtimit jordanezë vazhduan përpjekjet e tyre të mërkurën për të gjetur të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi të shembur në kryeqytetin Aman të Jordanisë.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pesë viktimave derisa të paktën dhjetë të tjerë mbetën të varrosur nën rrënoja, raportoi Associated Press të mërkurën.

Ndërtesa katërkatëshe u shemb të martën dhe mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e saj.

Kryeministri i vendit ka urdhëruar një hetim.

Ndërtesa ndodhej në Jabal al-Weibdeh, një lagje më e vjetër e kryeqytetit jordanez që është e popullarizuar në mesin e banorëve më të pasur dhe emigrantëve, por gjithashtu përfshin disa zona më të varfra.

Jordania është një aleat i ngushtë perëndimor që është parë prej kohësh si një bastion i stabilitetit në Lindjen e Mesme të paqëndrueshme.

 

Artikuj të ngjashëm