Pesë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 50 të tjerë kanë mbetur të ngujuar, pas shembjes së një ndërtese pesëkatëshe, e cila ishte në ndërtim e sipër, në qytetin George të Afrikës së Jugut.
Zyrtarët në qytetin George kanë bërë të ditur se 24 persona janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
Dy nga 24 personat e nxjerrë nga rrënojat vdiqën si pasojë e plagëve të marra, raporton BBC.
Rreth 75 punëtorë ishin në vendin e ngjarjes kur ndërtesa u shemb të hënën pasdite. Ndërsa shkaqet e incidentit janë duke u hetuar.
Zyrtarët kanë njoftuar se ka ende njerëz të gjallë nën rrënoja meqë kanë arritur të kenë kontakt me disa prej tyre.
-
Të paktën 22 të vdekur nga shembja e ndërtesave katërkatëshe në Marok
-
Momenti kur shembet ndërtesa e banorëve në Keni
-
Shembet ndërtesa në Indi, të paktën shtatë të vdekur
-
Një i vdekur e tetë të lënduar nga shembja e një ndërtese në Stamboll
-
45 persona vdesin në aksidentin me autobus në Afrikë të Jugut, mbijeton një 8-vjeçare