Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin maroken Fez.
Sipas zyrtarëve lokal, në ndërtesat e banimit katërkatëshe që u shembën jetonin tetë familje.
Disa media marokene raportojnë se ndërtesat, ishin të dëmtuara për disa vite dhe se kishin treguar shenja përkeqësimi për vite me radhë.
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke vazhduar për të gjetur këdo që mund të jetë ende i bllokuar nën rrënoja. Banorët e ndërtesave aty pranë janë evakuuar si masë parandaluese, raportojnë mediat shtetërore.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen ose se sa njerëz vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.
Edhe
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Fez, është një nga qytetet më të vjetra të vendit të Afrikës së Veriut, me pjesë që datojnë që nga shekulli i 8-të, si dhe i treti për nga popullimi.
VIDEO:
🔥At least 19 dead, 16 injured after two four-storey buildings collapse in Moroccan City of Fes #Fes #Marocco https://t.co/0NqSqCej3A pic.twitter.com/1If4YXZQ9a https://t.co/gv5teGkE2P
📌The buildings were inhabited by eight families and were in the Al-Mustaqbal…