Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talebanët thonë se kanë humbur më shumë njerëz sesa SHBA-ja në shpërthimin në Kabul

Të paktën 28 anëtarë të talebanëve u vranë në shpërthimin në aeroportin e Kabulit, ka thënë një zyrtar për mediat e huaja.

"Ne kemi humbur më shumë njerëz sesa amerikanët", deklaroi zyrtari taleban, i cili nuk pranoi të identifikohej.

Pavarësisht kësaj, ai tha se nuk kishte nevojë që Shtetet e Bashkuara të zgjasnin afatin e tyre të 31 gushtit për të përfunduar evakuimet dhe tërheqjen e tyre.

Të paktën 13 ushtarë amerikanë dhe 90 njerëz u vranë në dy shpërthime jashtë periferisë së aeroportit të Kabulit të enjten mbrëma. Mbi 150 persona pësuan lëndime.

Një degë e grupit Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.