Më shumë se 20 persona janë vrarë dhe së paku 16 të tjerë janë plagosur në një sulm në një spital ushtarak në kryeqytetin afgan, Kabul, ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Shëndetit Publik. Një zëdhënës taleban ka konfirmuar se ka pasur dy shpërthime – i pari para spitalit ushtarak prej 400 shtretërish dhe i dyti në afërsi.
Personat e armatosur pastaj kanë hyrë në hapësirat e spitalit, kanë konfirmuar dëshmitarët. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Përfaqësuesit talebanë kanë thënë për BBC-në se besojnë se prapa sulmit qëndron IS-K, organizatë terroriste e lidhur me ISIS-in.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan
-
Të paktën gjashtë të vrarë nga shpërthimi i një minibusi në Kabul
-
Mbi 20 të vrarë në një sulm me bombë afër Ministrisë së Jashtme afgane
-
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul
-
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit