Luftëtarët talebanë, të cilët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit dhe qyteteve tjera afgane në ditët e fundit, po mundohen të normalizojnë marrëdhëniet me popullsinë vendase. Disa talebanë janë parë të dielën duke kontrolluar qytetarët në postbllok në Kabul.
Militantët kanë thënë se këto masa po merren në kuadër të planit për të siguruar rend në vend. Talebanët i kanë nisur patrullimet e rregullta përgjatë zonës së gjelbër, sikur se njihej pjesa e Kabulit, ku ishin të vendosura misionet civile dhe ushtarake ndërkombëtare në vend. Talebanët janë zotuar se do ta kthejnë sundimin e rendit, megjithëse dëshmitë tregojnë se ata po ushtrojnë terror mbi popullsinë civile.
Artikuj të ngjashëm
-
Përvjetori i pushtetit - Talebanët mbulojnë Kabulin me lule, i hedhin lule me helikopterë
-
Talebanët dërgojnë forca shtesë rreth aeroportit të Kabulit
-
Talebanët futen në Kabul
-
Forcat amerikane mbërrijnë në Kabul për të asistuar në evakuim
-
Talebanët marrin nën kontroll edhe një tjetër kryeqytet krahinor