Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Vëllaznimi ndahet me trajnerin Jonçevski

Alek Jonçevski

Vëllaznimi i Gjakovës ka ndarë rrugët me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonçevski. 

Vëllaznimi të mërkurën ka bërë të ditur se bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme. 

Vëllaznimi e ka falënderuar Joçevskin për angazhimin dhe kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese në karrierën e tij. 

Jonçevski u emërua trajner i Vëllaznimit më 10 gusht. 

Vëllaznimi tutje ka bërë të ditur se drejtimin e skuadrës do ta marr Nikola Bozinovski.

Edhe Ylli ndal hovin e Vëllaznimit Basketboll Ylli ndal hovin e Vëllaznimit

Vëllaznimi nuk është duke kaluar formë të mirë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Pas dhjetë ndeshjeve ka dy fitore dhe tetë humbje. E zë pozitën e parafundit me 12 pikë.