Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Vëllaznimi ia shkakton Bashkimit disfatën e parë të sezonit

Vëllaznimi

Nisja e përkryer e Bashkimit në elitën e basketbollit kosovar në këtë edicion është ndalur të enjten në mbrëmje nga Vëllaznimi. 

Skuadra gjakovare e ka mposhtur atë prizrenase në udhëtim. 

Ndeshja e xhiros së tetë, e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ndonëse Bashkimi ishte vendës, përfundoi me rezultatin 74:70 në të mirë të Vëllaznimit. 

Vëllaznimi, ishte i fundit në tabelë, tani ka dy fitore e gjashtë disfata. 

Nënkampioni i Kosovës ka shtatë fitore dhe një humbje. 

Edhe Pse Vëllaznimi largohet nga Superliga e basketbollit përkundër fitores? Basketboll Pse Vëllaznimi largohet nga Superliga e basketbollit përkundër fitores?

Te Vëllaznimi në krye të skuadrës debutoi trajneri Rajko Krivokapiq. Dhe debutimi ishte i suksesshëm. 

Dallimi në rezultat u bë në çerekun e dytë, të cilin Vëllaznimi e fitoi 26:16. Periudha e parë u mbyll baras, 15:15. 

Bashkimi u kundërpërgjigj pas pushimit duke e fituar periudhën e tretë, 23:17, ndërsa dhjetëminutëshi i fundit u mbyll 16:16. 

Vëllaznimi iu gëzua fitores me katër pikë dallim falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Jericole Hellems, i cili regjistroi dyshifror të dyfishtë prej 22 pikëve e dhjetë kërcimeve. Ai i shtoi edhe dy asistime e një top të vjedhur. 

Pikë dyshifrore te Vëllaznimi patën edhe Marques Warrick dhe Ziggy Reid, që shënuan nga 13 pikë. 

Edhe Vëllaznimi fiton por bie nga Superliga Basketboll Vëllaznimi fiton por bie nga Superliga

Kapiteni Valon Bunjaku ishte më i miri te Bashkimi me 16 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime. 

Në xhiron e nëntë, Bashkimi luan në udhëtim te Rahoveci 029, kurse Vëllaznimi luan te Trepça në palestrën “Minatori”.