Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli ndal hovin e Vëllaznimit

Ylli

Golden Eagle Ylli e ka ndalur hovin e Vëllaznimit.

Pas fitoreve ndaj Bashkimit dhe Trepçës, Vëllaznimi të mërkurën mbrëma pësoi 71:66 nga Ylli i Suharekës. Ndeshja e luajtur në Gjakovë i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suharekasit kanë mbajtur epërsi shumicën e kohës. Vëllaznimi u afrua në minutat e fundit, por pa e përmbysur rezultatin.

Arian Çallakaj udhëhoqi Yllin me 18 pikë, shtatë kërcime e dy asistime. 20 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime i kishte Antwan Scott. Te Vëllaznimi më i miri ishte Leo Colimerio me tetë pikë, pesë kërcime e dy asistime. Jericole Hellems i kishte 13 pikë, pesë kërcime e tri asistime, ndërsa 13 pikë i realizoi edhe Ziggy Reid.

Ylli. që për trajner e ka Jeronimo Sharinin që e drejtoi Vëllaznimin deri pak kohë më parë, e shënoi fitoren e tretë. Ka edhe shtatë humbje.
Bilanc të njëjtë ka edhe skuadra gjakovare.