Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Vëllaznimi fiton pas dy disfatave

KB Vëllaznimi

Pas disfatave që i pësoi nga Golden Eagle Ylli në xhiron e 10-të dhe nga Bora në xhiron e kaluar, Vëllaznimi është kthyer te fitorja. 

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, “kuqezinjtë” fituan me shumë mund ndaj Rahovecit 029, në ndeshjen e xhiros së 12-të. 

Ndeshja u mbyll me rezultatin 77:71, ndërsa për rahovecasit ishte disfata e parë pas fitores së madhe ndaj GO+ Pejës në xhiron e kaluar. 

Dallimi në rezultat u bë në pjesën e parë, kur vendësit krijuan epërsi prej 20 pikëve. Pjesa e parë u mbyll 46:26. 

Më pas, Rahoveci 029 u mundua të kthehej në lojë. Në çerekun e fundit fitoi 23:12, por kjo nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen në këtë ballafaqim. 

Edhe Vëllaznimi fiton por bie nga Superliga Basketboll Vëllaznimi fiton por bie nga Superliga

Në fitoren me gjashtë pikë dallim, te Vëllaznimi statistikat më të mira i pati sërish Jericole Hellems. Ai shënoi 18 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime. 

Me 21 pikë, tetë kërcime e katër asistime, ndeshjen e mbylli Taryn Todd. Ziggy Reid i shënoi 17 pikë, kurse Samir Zekiqi i pati dhjetë në total. 

Te mysafirët u dallua Julian Roche me 16 pikë, 13 kërcime e dy asistime. 

Pas 12 ndeshjeve, Vëllaznimi del nga pozita e fundit me katër fitore e tetë disfata. Golden Eagle Ylli me një ndeshje më pak të luajtur bie në vendin e fundit me tri fitore e tetë humbje. 

Edhe Rahoveci 029 fiton dramën në Suharekë, dërgon Vëllaznimin në Ligën e Parë Basketboll Rahoveci 029 fiton dramën në Suharekë, dërgon Vëllaznimin në Ligën e Parë

Rahoveci 029 e pësoi disfatën e shtatë. Rahovecasit i kanë edhe pesë fitore. 

Të enjten luhen ndeshjet Bashkimi – Golden Eagle Ylli dhe Trepça – Bora. Të dyja ndeshjet nisin në orën 18:45.