Golden Eagle Ylli e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. Ylli të dielën mposhti Vëllaznimin me dy pikë dallim, 84:82.
Ndeshja Ylli – Vëllaznimi u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë dhe i takoi javës së tretë të elitës së basketbollit kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇerekun e parë dhe të katërt e fitoi Ylli. Të parin e fitoi 25:12, kurse të dytin 24:19. Në çerekun e dytë dhe tretë më të mirë ishin gjakovarët. 27:15 në të mirë të Vëllaznimit përfundoi çereku i dytë, kurse i treti 24:20.
Trevon Allen realizoi më së shumti pikë tek Ylli. Ai ndeshjen e mbylli me 27 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.
Brandon Huffman ndeshjen e mbylli me dyshifror të dyfishtë. Shënoi 19 pikë e 12 kërcime. Larry Thomas pati 14 pikë, kurse Gëzim Morina 13 pikë.
Marques Warrick shënoi 28 pikë për Vëllaznimin. Pati edhe dy kërcime e dy asistime, derisa Ziggy Reid e mbylli ndeshjen me 17 pikë, pesë kërcime e një asistim.