Forcat e para amerikane kanë mbërritur në Kabul për të asistuar në përshpejtimin e evakuimit të diplomatëve amerikanë dhe mijëra afganëve nga qytetit i rrethuar prej talebanëve.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se disa batalione ushtarake tanimë janë në Kabul, si pjesë e planeve për largimin e pjesëtarëve të stafit të Ambasadës dhe qytetarëve nga vendi.
Talebanët, të trimëruar nga përfundimi i misionit luftarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan, kanë vënë nën kontroll pjesën më të madhe të kryeqyteteve krahinore, duke e thelluar frikën për avancimin të shpejt drejt kryeqytetit me miliona banorë, shkruajnë mediat e huaja.
Kabuli tanimë është i rrethuar nga të gjitha anët prej talebanëve, të cilët kanë pushtuar pothuajse gjysmën e territorit brenda pak ditësh.
-
Realizohet nga Kabuli fluturimi i parë me të huaj qëkur u larguan trupat amerikane
-
SHBA-ja fillon tërheqjen e trupave nga Kabuli
-
Talebanët dërgojnë forca shtesë rreth aeroportit të Kabulit
-
Më tepër se 10 mijë persona në aeroportin e Kabulit në pritje të evakuimit
-
SHBA-ja angazhon avionë privatë për evakuimet në Afganistan