Talebanët kanë shtënë në ajër në shenjë paralajmërimi ndaj protestuesve në kryeqendrën e Afganistanit, Kabul, raporton BBC.
Në një video shihen skena të njerëzve duke vrapuar në vende të sigurta, ndërsa dëgjohen të shtëna me armë.
Qindra protestues kanë dal në rrugë të martën duke protestuar për të drejta të grave dhe për të kundërshtuar regjimin taleban.
Protestuesit po ashtu kanë bërë thirrje të sloganeve anti-Pakistan, pasi shumë besojnë se Pakistani fqinj përkrah talebanët, gjë që vet Pakistani e mohon.
Në një video që ka siguruar BBC shihen luftëtarët talebanë duke shtënë në ajër, një lëvizje që u ndalua javën e kaluar pasi disa qytetarë u vranë nga të shtënat në ajër në formë feste.
Gratë kanë protestuar javën e kaluar, por të martën i janë bashkuar thirrjeve për barazi dhe siguri edhe burrat.
-
Talebanët shpërndajnë protestën e grave në Kabul duke gjuajtur me armë
-
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan
-
“Luftë e hapur”, Pakistani bombardon Kabulin pas përshkallëzimit me Afganistanin
-
Pakistani sulmon Afganistanin, dhjetëra të vrarë e të plagosur
-
Përvjetori i pushtetit - Talebanët mbulojnë Kabulin me lule, i hedhin lule me helikopterë