Duke qenë tani liderë të pakontestuar të Afganistanit, talebanët ia kanë mësyrë të ndalin përdorimin dhe varësinë nga narkotikët, qoftë edhe me forcë.
Në orët e vona të mbrëmjeve, talebanët e fushëbetejave shndërrohen në policë të nëntokës së shkatërruar të kryeqytetit afgan.
Nën urat e qytetit të zhurmshëm dhe në mesin e bërllokut e ujit të fëlliqët, me qindra burra të pastrehë e të varur fort nga heroina dhe metafetamina tubohen në një vend. Ata fillimisht rrihen e pastaj me forcë dërgohen në qendrat e trajtimit.
“Associated Press” ka shoqëruar talebanët në njërën prej bastisjeve të tyre kundër përdoruesve të drogës.
Skenat nën urë ishin pamje e botës së re nën qeverisjen e talebanëve: Burrat – shumica me sëmundje mendore, sipas mjekëve – u vendosën përreth një muri të gurtë me duart e lidhur. U urdhëruan që të këndellen, përndryshe do të rriheshin fort.
Edhe
Brutaliteti i talebanëve kundër përdoruesve të drogave
Metodat e serta janë të mirëpritura nga disa mjekë, të cilët nuk kanë qare tjetër veçse të adaptohen me regjimin taleban.
“I kapim dhe i dërgojmë në spital. Nuk është e rëndësishme nëse ndonjëri prej tyre vdes. Të tjerët do të shërohen. Pas shërimit do të jenë të lirë”, ka thënë ai.
Pak ditë pasi talebanët morën kontrollin e shtetit më 15 gusht, Ministria talebane e Shëndetësisë lëshoi një urdhër për të gjitha qendrat. Shpalosi planin për të kontrolluar ashpër problemin e varësisë, thonë mjekët.
Sy të mavijosur dhe trupat thatanikë të afganëve të kapur janë pasqyrim i jetës në kohë të turbullt, lufte dhe pushtimi. Ishin poetë, ushtarë, tregtarë dhe fermerë.
Të rinj e pleq, të varfër e dikur mirë me shëndet, për talebanët varësia është e njëjtë: njollë e zezë për shoqërinë që shpresojnë ta krijojnë.
Edhe
Dëshpërimi dhe varfëria i shtyjnë afganët drejt drogës, edhe qentë viktima
Rrethimi policor i të varurve nga droga ka ndodhur edhe në qeverisjet e kaluara. Mirëpo, talebanët janë më të ashpër.
Nën urën e provincës Kotesangi, të droguarit jetojnë të fshehur në errësirë. Janë të tmerruar nga talebanët.
“Qëkur erdhën talebanët nuk na lejojnë të qëndrojmë këtu. Kur na shohin na rrahin deri në frymën e fundit. Duket sikur po rrahin kafshë dhe jo njerëz. Kafshët nuk urrehen aq shumë sa narkomanët”, ka deklaruar ai.
Gjatë një mbrëmjeje, ata tymosnin pranë trupit të një burri. Ishte i vdekur.
Edhe
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan
“Tash e 12 vjet jam i varur. Jam larg familjes, miqve dhe shoqërisë. Natën e kalojmë nën urë. Mbrëmë ai ishte mirë dhe pimë qaj së bashku. Krejt papritur erdhën talebanët dhe e goditën. Të nesërmen ishte i vdekur”, ka thënë ai.
Trupin e tij e mbuluan me rroba, por nuk guxonin ta varrosin sepse talebanët kontrollojnë rrugët.