Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë të martën se takimi i Donald Trumpit me liderin rus, Vladimir Putin, do të jetë një ushtrim dëgjimi për presidentin amerikan.
Sipas saj, Trumpi e sheh kështu takimin, sepse vetëm një palë do të jetë e pranishme.
Në një konferencë për media, Leavitt u është përgjigjur gjithashtu pyetjes se pse Zelensky nuk u përfshi në takimin e së premtes, pavarësisht thirrjeve nga udhëheqësit evropianë.
Ajo ka nënvizuar se Putini bëri thirrje për këtë takim dhe "qëllimi i këtij takimi për presidentin është të largohet me një mirëkuptim më të madh se si mund të përfundohet kjo luftë”.
Leavitt gjithashtu ka riafirmuar shpresat e Trumpit për një takim trepalësh në të ardhmen.
Samiti Trump-Putin do të mbahet më 15 gusht në Alaska.
-
S’ka plane për takim Trump-Putin së shpejti, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Kremlini minimizon mundësinë e një takimi Putin-Zelensky
-
Takimi Putin-Zelensky po organizohet, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Biseda 40-minutëshe e Trumpit me Putinin, mes takimit me Zelenskyn dhe evropianët
-
Takimi i shumëpritur Trump - Putin