Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e vështirë e Atletico Madridit ndaj Elches

Atletico Julian Alvarez

Atletico Madridi me vështirësi e ka mposhtur Elchen të shtunën mbrëma në udhëtim me rezultatin 3:2. 

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 14-të të La Ligas spanjolle. 

Mbrojtësi spanjoll, Alejandro Grimaldo, e kaloi në epërsi Atleticon në minutën e pestë. 

Dy minuta më pas, Kang-In Lee, i dyfishoi shifrat. 

Elche në minutën e 27-të i ngushtoi shifrat në 2:1 me golin që e realizoi Martim Neto. 

Atletico u kundërpërgjigj në minutën e 41-të, duke realizuar për 3:1. Autor i golit ishte Julian Alvarez.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. 

Me të nisur pjesa e dytë, më saktësisht në minutën e 48-të, Elche e ngushtoi sërish rezultatin në 3:2 me golin që e shënoi Buba Sangare.  

Por goli i Sangares në fund nuk ishte i mjaftueshëm për ta shmangur disfatën nga Atletico. 

Atletico ka 34 pikë dhe është lartë në tabelë. Elche mbetet në pozitën e parafundit me 11 pikë.