Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen sot në samitin historik që zhvillohet në Alaska, ku temë qendrore do të jetë mbarimi i luftës në Ukrainë, ka shkruar BBC.
Trumpi ka thënë një ditë më parë se Putini “nuk do të luajë me mua” gjatë takimit të tyre të parë ballë për ballë pas më shumë se gjashtë vitesh.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është përjashtuar në mënyrë të dukshme nga bisedimet, teksa ka paralajmëruar se vendimet e marra në mungesë të tij do të jenë të pavlera.
Deri para samitit, Trumpi dhe Putini kanë zhvilluar gjashtë biseda telefonike, gjersa i dërguari posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ka vizituar Moskën të paktën tri herë.
Vendimi për t’u takuar me Putinin, pasqyron besimin e presidentit Trump se raporti i tij me liderin rus do të garantojë një marrëveshje të qëndrueshme të paqes.
-
Zelensky dhe liderët evropianë mbajnë takim virtual sot me Trumpin
-
Trumpi përsërit se është i zhgënjyer me Putinin, planifikon ndihmë për ukrainasit
-
Lavrov: Putini i gatshëm të takohet me Zelenskyn, por legjitimiteti i tij është problem
-
Trumpi tërhiqet për momentin nga bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, thonë burimet
-
Kremlini minimizon mundësinë e një takimi Putin-Zelensky