Një tajfun i fuqishëm ka goditur rajonet lindore të Filipineve, duke sjellë erëra të fuqishme që mund të shkaktojnë edhe reduktime të gjata të energjisë elektrike.
Tajfuni Konson u shoqërua me erëra deri në 120 kilometra në orë. Tajfuni është përplasur ne brigjet e qytetit Hernani në krahinën Samar. Autoritetet kombëtare të energjisë elektrike kanë bërë të ditur se stuhia ka shkaktuar dëme serioze në sistemet dhe linjat e transmisionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët vendas kanë raportuar për vërshime në qytetin Takloban. Zyra kombëtare për katastrofa dhe aksione shpëtimi ka bërë të ditur se tajfuni u shndërrua në stuhi të fuqishme me të marrë drejtimin e Detit Sibujan.
Nuk është raportuar për viktima, por autoritetet thonë se ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur në të gjitha zonat e prekura.